Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2017-09-22
Main » 2010 » July » 16 » Tiranë: Mberrin dita më e nxehtë e vitit
12:27 PM
Tiranë: Mberrin dita më e nxehtë e vitit

Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do të arrijnë pikun e tyre gjatë ditës së premte, e cila pritet që të jetë më e nxehta e gjithë periudhës së verës që ka kaluar deri tani.

Lajmi bëhet me dijeni nga metereologët, sipas të cilëve temperatura gjatë mesditës do t’i kalojë 37 gradë Celsius, ndërsa qytetet më të nxehta mësohet se do të jenë Tirana, Durrësi dhe Fieri, kurse më i freskëti Korça me 28 gradë Celcius.

Ndërkaq, kjo valë e të nxehtit duket se do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ku temperaturat sërish do të qëndrojnë në nivele maksimale. Kjo valë e të nxehtit, mësohet se ka përfshirë edhe vendet e tjera evropiane, qytetarët e të cilëve kanë zgjedhur rrugë nga më të ndryshmet për t’u shpëtuar temperaturave përvëluese.

Në të tilla kushte, mjekët japin këshilla të rrepta për fëmijët dhe të moshuarit, të cilëve u porositin që të evitojnë kontaktin me diellin në orët e pikut të vapës, të konsumojnë sa më shumë lëngje, si edhe të tregojnë kujdes me higjienën e ushqimeve. Të dyja kategori, duhet që të konsumojnë sa më shumë lëngje, ujë dhe ushqime të lëngshme, ndërsa veshjet t’i kenë sa më të çelura.

Ndërsa për plazhistët rekomandohet që të ekspozohen gradualisht në diell dhe të përdorin kremra mbrojtës për lëkurën, duke evituar kontaktin me diellin gjatë orës 12.00 dhe 16.00.
Category: Lajme | Views: 282 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: