Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-19
Main » Sport
Prishtinë, 18 korrik - Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku vlerëson se ka merituar më shumë hapësirë në botërorin "Afrika e Jugut 2010". 26-vjeçari luajti vetëm në 15 minutat e fundit në ndeshjen e Grupit H kundër Kilit, ku Zvicra humbi me rezultatin 1:0. Dhe, për këtë çerek ore ai shfaqi lojë të mirë dhe kjo e shtyu të besonte se në ndeshjen e radhës, atë kundër Hondurasit, do të luante nga fillimi. Por, nuk luajti fare.

"Nuk jam i kënaqur me minutazhën që kam pasur për Zvicrën. Kam merituar më shumë të luaj, pasi kisha një paraqitje të mirë ndaj Kilit. Bëra një asist të shkëlqyer për Eren Derdiyok e nëse ai do të shënonte, sigurisht se do të kualifikoheshim tutje. Gjithsesi jam i kënaqur që kisha rastin të paraqitesha në një garë siç është Kupa e Botës, pasi kjo është ëndërr e gjithë futbollistëve", ka thënë të shtunën Bunjaku për gazetën.

Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka thënë se Zvicrës i munguan dy gola për ta kaluar Grupin H. Zvicra në nde ... Read more »
Category: Sport | Views: 910 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Londër, 18 korrik - Trajneri i skuadrës angleze Sunderland, Steve Bruce, pranon se vendimi i mesfushorit kosovar Lorik Cana për t'u transferuar në Galatasaray e kishte zënë atë dhe krerët e klubit në befasi.


"Kjo gjë erdhi nga asgjëja. Por unë në punën time si trajner, kurrë nuk kam dashur të mbaj një lojtar të pakënaqur. Ai ka dashur të shkojë e të luajë në Turqi. Të jetë më afër Shqipërisë. Kështu të paktën na është arsyetuar ai", ka thënë Steve Bruce për "BreakingNews.ie".

Category: Sport | Views: 955 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, është emri i ri i cili përflitet se mund të marrë nën drejtim ekipin e Fulhamit.
Daily Mail shkruan se Fulhmi, i cili është në kërkim në një trajneri të ri pas largimit të Roy Hodgson në drejtim të Liverpoolit, ka reshtuar ish-menaxherin e Tottenhamit, Martin Jol, mbi ish-menaxherin e Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, në listën e opsioneve.
Dy nga favoritët tjerë, përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld dhe ai i SHBA-ve, Bob Bradley, që të dy duken ngurues për të marrë këtë angazhim, andaj zgjidhja pritet të bëhet mes Eriksson dhe Jol.
Category: Sport | Views: 881 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Chelsea po përgatit ofensivën për të marrë në "Stamford Bridge” sulmuesin spanjoll Fernando Torres, pronë e skuadrës së Liverpool.
Sipas "Daily Mail”, klubi londinez e dëshiron me cdo kusht "El Nino”-n edhe pse ai është dëmtuar dhe do të rekuperohet për dy javë. Tekniku i "The Reds”, Roy Hodgson do udhëtojë deri në Spanjë për të diskutuar personalisht me sulmuesin, i cili e ka në duart e tij të ardhmen.

Sulmuesi spanjoll vlerësohet 60 milionë euro, shifër të cilën Abramovich mund ta zhbllokojë për të plotësuar dëshirën e trajnerit italian, Carlo Ancelotti. 
Category: Sport | Views: 839 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)


Pas largimit të turpshëm të Laçit prej Europa Ligë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Besa dhe Tirana, të cilat marrin pjesë në këtë kompeticion, zhgënjyen duke u mundur përkatësisht nga Olimpiakosi dhe Utrehti në dy ndeshjet e vlefshme për raundin e dyte eleminator të Europa Ligë.

Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa”, Besa e Kavajës u shkatërrua me rezultatin 0-5 nga Olimpiakosi i Pireut. Grekët kaluan në avantazh që në minutën e 19 të takimit me anë të Oskar Gonzales i cili 12 minuta më vonë do të gjejë sërish rrjetën duke dyfishuar rezultatin për skuadrën greke. Pjesa e parë për nënkampionët e Shqipërisë mbyllet me disavantazhin e 2 golave.

Vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe kur pritej një tjetër paraqitje e Besës, skuadra kavajase trondi ... Read more »

Category: Sport | Views: 879 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-16 | Comments (0)

Holanda takohet me Brazilin të premten në duelin e parë çerekfinal të këtij Botërori, ndërsa njëri prej futbollistëve më të mirë holandez, Eljero Elia, ka deklaruar se ai nuk ka frikë nga përballja me mbrojtësin brazilian, Maicon.

"Të luaj ndaj Brazilit në Kampionatin Botëror për mua është sikurse një ëndërr që u bë realitet. Është një gjë e veçantë kjo, për një holandez me origjinë surinameze sikurse unë. Njerëzit në Surinam gjithmonë mbështesin Brazilin dhe Holandën kur mbahet një Botëror. Unë jam i sigurt se ata do të festojnë për Holandën të premten, për shkak të prezencës së disa lojtarëve me origjinë surinameze dhe veçanërisht nëse ndonjë prej tyre shënon”.

"Mua vërtetë nuk më pritet kjo ndeshje ... Read more »
Category: Sport | Views: 940 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-01 | Comments (0)

Sulmuesi i Spanjës, David Villa, duket ta ketë harruar ndeshjen ndaj Portugalisë, duke menduar tani vetëm për Paraguain.

"Jam shumë i kënaqur me fitoren edhe pse vuajtëm shumë. Ata vërtetë përfunduan mirë dhe individualisht kanë dy qendërmbrojtës të mirë, por fatmirësisht, ne ishim në gjendje t’i shfrytëzonim rastet. Synimi im është të vazhdoj të shënoj, sidomos në ndeshjet e mëdha, në mënyrë që të shkojmë më tej”.

"I falënderoj tifozët për mbështetjen. Ne kemi vazhduar të përmirësohemi si ekip edhe pas humbjes ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse. Ne e dimë se çfarë ndodhi në ndeshjet e kaluara, sikurse ndaj Zvicrës. Paraguai do të jetë më i vështirë për t’u mposhtur sepse kjo skuadër arriti në çerekf ... Read more »
Category: Sport | Views: 839 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-30 | Comments (0)

Johannesburg, 9 qershor - "Është e pabesueshme", ka thënë sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto'o, me të mbërritur në Afrikën e Jugut, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror.

"Gjithmonë e kam pasur këtë ëndërr, të luaj në Afrikë për titullin e botës dhe kjo m'u realizua. Kur jam në Afrikën e Jugut ndihem sikurse në Kamerun. Gjithmonë kam thënë kështu, unë i takoj Afrikës. Unë jetoj në Evropë, por fle në Afrikë".

Futbollisti i Interit tregon rrugën e tij të gjatë deri në Afrikën e Jugut. Një ditë pa mbushur 15 vjet në vitin 1996, ai u nis drejt Spanjës i vetmuar. Kur mbërriti në Aeroportin ... Read more »

Category: Sport | Views: 855 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-09 | Comments (0)


Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, mezi pret të fillojë Kampionati Botëror, Afrika e Jugut 2010, për të filluar triumfin me kombëtaren angleze.

Rooney ka rigjetur rrjetën në fitoren e arritur në sfidën miqësore të së hënës ndaj skuadrës Platinum Stars, në të cilën ai luajti 45 minuta, ndërkohë që Anglia do ta fillojë Botërorin të shtunën ndaj SHBA-ve.

"Ishte një ndeshje e mirë, na nevojitej kjo ndeshje dhe të luaja 45 minuta u ndjeva mirë. Isha i lumtur. Unë mendoj se luajta mirë. Unë do të doja të luaja më mirë, por jam i kënaqur me këto 45 minuta”.

"Ne jemi gati. Kjo ndeshje përgatitore ishte për ndeshjen e madhe të të shtunës, nuk më pritet, sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Rooney për Sky Sports.
Category: Sport | Views: 789 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-07 | Comments (0)

Mosfitimi i asnjë trofeu duket se ka nxjerrë në pah problemet e vazhdueshme gjatë këtij sezoni te klubi Tirana. Drejtori i klubit bardheblu, Rauf Dimraj ka akuzuar drejtëpërdrejt presidentin Refik Halili për keqmenaxhimin e skuadrës. "Refik Halili manaxhoi ekipin në nivel shumë të dobët të lëvizshmërisë së ekipit në fushë. Ky mentalitet duhet të korrigjohet tek Tirana bashkarisht”, theksoi ai. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së këtij klubi, Refik Halili premtoi 1 mln dollarë nëse do të jetë president me të drejtë firme dhe vule.

Por Dimraj e kundërshton kategorikisht këtë ide. "Duke njohur ligjet, i them se kjo është shkelje e ligjit. Prania e një sponsori të vetëm nuk është shumë e vlefshme”, shton drejtori bardheblu. Rauf Dimraj, i deleguari i Bashkisë së Tiranës në klubin bardhblu, pohon se privatizimi i këtij klubi, një kërkesë e vazhdueshme kjo e Halilit është në dorën e Këshillit të Ministrave. "Ka kohë ... Read more »
Category: Sport | Views: 785 | Added by: bannqe | Date: 2010-06-03 | Comments (0)

1 2 »