Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Wednesday, 2017-12-13
Main » 2010 » July » 18 » Sejdiu dhe Krasniqi ngushëllojnë Topin dhe Topallin
2:55 PM
Sejdiu dhe Krasniqi ngushëllojnë Topin dhe Topallin

Prishtinë, 18 korrik – Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në Shqipëri, presidenti Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topit, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topallit, ku u shprehën ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz.


Në telegramin e Sejdiut thuhet : "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz.
Ky lajm i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar.
Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre”.

 Ndësa, Krasnqi, duke e ngushëlluar Topallin shkruan: "Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz,  ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt. 
Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndien dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz”.
Category: Lajme | Views: 433 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: