Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Thursday, 2024-03-28
Main » 2010 » July » 18 » Kerkohet hulumtim profesional ne rashk te serbisë
11:23 AM
Kerkohet hulumtim profesional ne rashk te serbisë

Autoritete kosovare dhe ato të EULEX-it së shpejti do t’i kërkojnë Serbisë të hulumtojnë në mënyrë më profesionale lokacionin në Rashkë të Serbisë ku dyshohet se ka varrezë masive.

Sipas zyrtarëve kosovarë së shpejti do të kontraktohet një kompani ndërkombëtare, e cila bën verifikimin e eshtrave në thellësi të tokës.

Komisioni qeveritar i Kosovës për persona të pagjetur dhe ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë të pakënaqur me mënyrën se si po bëhet hulumtimi i lokacionit të dyshuar për varrezë masive në Rashkë.

Metoda me të cilën po bëhen inspektimi i vendit të dyshuar sipas autoriteteve kosovare dhe atyre të EULEX-it nuk është duke u bërë në mënyrë adekuate.

Arsim Gërxhaliu anëtar i komisionit kosovar për persona të pagjetur tha se nuk do të hiqet dorë deri në gjetjen e eshtrave." Mënyra se si po hulumtohet varreza nuk është profesionale. Ne së shpejti do t’i dërgojmë autoriteteve serbe një kërkesë që kjo të bëhet me metoda më të avancuara. Nuk do të heqim dorë nga kërkimi i mëtejmë i eshtrave”, tha ai.

Zyrtarë të EULEX-it gjithashtu i thanë Radio Kosovës se një raport rreth mënyrës së hetimit të varrezës do t’i dërgohet së shpejti komisionit qeveritar për persona të zhdukur të Serbisë dhe Kosovës.

Dy muaj më parë prokuroria për krime lufte e Serbisë ka filluar hulumtimin e një varreze masive në vendin e quajtur Rudnicë në rajonin e Rashkës, ku dyshohet të janë varrosur trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Autoritete kosovare dhe të EULEX-it sipas Gërxhaliut së shpejti do të bëjnë kontraktimin e një kompanie të huaj që verifikimn e eshtrave në thellësi të tokës.

" Qeveria e Kosovës do të bëjë kontraktimin një kompanie të huaj enkas për lokacionet e dyshuara në Serbi me anë të së cilës do të bëhet shikimi i prezencës kockore në thellësi të tokës”, tha ai.

Ndërkaq përveç Rudincës janë edhe tri lokacionet të tjera të dyshuara ku po hulumtohet mundësia e ekzistimit të varrezave masive: në Topallë afër Medvexhës, një rajon tjetër në Rashkë dhe në një lokacion afër liqenit të Peruqacit./rtk/prishtinaWEB
Category: Lajme | Views: 928 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: