Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2017-09-22
Main » 2010 » July » 16 » Europa Ligë, "trupërohen" skuadrat shqiptare
10:50 AM
Europa Ligë, "trupërohen" skuadrat shqiptare

Pas largimit të turpshëm të Laçit prej Europa Ligë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Besa dhe Tirana, të cilat marrin pjesë në këtë kompeticion, zhgënjyen duke u mundur përkatësisht nga Olimpiakosi dhe Utrehti në dy ndeshjet e vlefshme për raundin e dyte eleminator të Europa Ligë.

Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa”, Besa e Kavajës u shkatërrua me rezultatin 0-5 nga Olimpiakosi i Pireut. Grekët kaluan në avantazh që në minutën e 19 të takimit me anë të Oskar Gonzales i cili 12 minuta më vonë do të gjejë sërish rrjetën duke dyfishuar rezultatin për skuadrën greke. Pjesa e parë për nënkampionët e Shqipërisë mbyllet me disavantazhin e 2 golave.

Vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe kur pritej një tjetër paraqitje e Besës, skuadra kavajase tronditet sërish dhe pëson golin e tretë, këtë radhë me Dudu Karense. Për të ardhur në minutën e 70, kur grekët gjejnë edhe golin e katërt me Diogo, i cili 10 minuta më pas do të shënonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të pestin për skuadrën e Olimpiakosit.

Pas kësaj humbjeje të thellë Besa e Kavajës e sheh veten thuajse jashtë Europa Ligë, pasi përmbysja e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit në Greqi është një mision thuajse i pamundur.

I njëjti fat shoqëroi edhe takimin e Tiranës kundër Utrehtit në Holandë. Bardheblutë u shkatërruan me rezultatin 4-0 nga skuadra vendase. Golat u shënuan nga Volfsvinkel në minutën e 8 dhe të 27, Asara në minutën e 30 dhe Mertens në minutën e 75.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më datë 22 korrik, ku Besa do të udhëtojë drejt Greqisë ndërsa Tirana do të presë Utrehtin. Megjithatë rezultatet e ndeshjeve të para për të dyja skuadrat nuk lënë vend për shumë optimizëm tek tifozët shqiptarë.

Category: Sport | Views: 389 | Added by: bannqe | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: