Welcome, Guest! Registration RSS

My site

Friday, 2024-04-19
Main » 2010 » July » 18

Beograd, 18 korrik – Ndarja e Kosovës ka qenë dhe ende është zgjidhja më e mirë e problemit mjaft të ndërlikuar kosovar. Shtetarët serbë me iniciativën për një rezolutë për ndarje në OKB dhe hapjen e kësaj çështjeje, kanë treguar dëshirën që sërish të nisin bisedimet për statusin, por është shumë vonë, ka thënë në një bisedë për gazetën serbe "Blic”, William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Beograd.


Sipas tij, ndarja do të ishte e mundshme vetëm në rast se SHBA do të çonin mesazh të fuqishëm udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës që ta shqyrtojnë këtë çështje. Kur të kihet parasysh qëndrimi aktual i Washingtonit, mundësitë që diçka e tillë të ndodhë janë ekstremisht të zbehta, thotë Montgomery.
... Read more »
Category: Lajme | Views: 1025 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)

Prishtinë, 18 korrik - Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku vlerëson se ka merituar më shumë hapësirë në botërorin "Afrika e Jugut 2010". 26-vjeçari luajti vetëm në 15 minutat e fundit në ndeshjen e Grupit H kundër Kilit, ku Zvicra humbi me rezultatin 1:0. Dhe, për këtë çerek ore ai shfaqi lojë të mirë dhe kjo e shtyu të besonte se në ndeshjen e radhës, atë kundër Hondurasit, do të luante nga fillimi. Por, nuk luajti fare.

"Nuk jam i kënaqur me minutazhën që kam pasur për Zvicrën. Kam merituar më shumë të luaj, pasi kisha një paraqitje të mirë ndaj Kilit. Bëra një asist të shkëlqyer për Eren Derdiyok e nëse ai do të shënonte, sigurisht se do të kualifikoheshim tutje. Gjithsesi jam i kënaqur që kisha rastin të paraqitesha në një garë siç është Kupa e Botës, pasi kjo është ëndërr e gjithë futbollistëve", ka thënë të shtunën Bunjaku për gazetën.

Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka thënë se Zvicrës i munguan dy gola për ta kaluar Grupin H. Zvicra në nde ... Read more »
Category: Sport | Views: 910 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Londër, 18 korrik - Trajneri i skuadrës angleze Sunderland, Steve Bruce, pranon se vendimi i mesfushorit kosovar Lorik Cana për t'u transferuar në Galatasaray e kishte zënë atë dhe krerët e klubit në befasi.


"Kjo gjë erdhi nga asgjëja. Por unë në punën time si trajner, kurrë nuk kam dashur të mbaj një lojtar të pakënaqur. Ai ka dashur të shkojë e të luajë në Turqi. Të jetë më afër Shqipërisë. Kështu të paktën na është arsyetuar ai", ka thënë Steve Bruce për "BreakingNews.ie".

Category: Sport | Views: 955 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Prishtinë, 18 korrik – Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në Shqipëri, presidenti Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topit, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topallit, ku u shprehën ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz.


Në telegramin e Sejdiut thuhet : "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrug ... Read more »
Category: Lajme | Views: 1000 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Autoritete kosovare dhe ato të EULEX-it së shpejti do t’i kërkojnë Serbisë të hulumtojnë në mënyrë më profesionale lokacionin në Rashkë të Serbisë ku dyshohet se ka varrezë masive.

Sipas zyrtarëve kosovarë së shpejti do të kontraktohet një kompani ndërkombëtare, e cila bën verifikimin e eshtrave në thellësi të tokës.

Komisioni qeveritar i Kosovës për persona të pagjetur dhe ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë të pakënaqur me mënyrën se si po bëhet hulumtimi i lokacionit të dyshuar për varrezë masive në Rashkë.

Metoda me të cilën po bëhen inspektimi i vendit të dyshuar sipas autoriteteve kosovare dhe atyre të EULEX-it nuk është duke u bërë në mënyrë adekuate.

Arsim Gërxh ... Read more »
Category: Lajme | Views: 934 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Partesh, 18 korrik – Sot, në Partesh mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve – balotazhi, pasi raundi i parë nuk kishte nxjerr fitues për kryetar të Komunës së Parteshit, e themeluar në bazë të Planit të Ahtisaarit mbi decentralizimin.


Përgjegjësi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Zoran Stojanoviq, ka thënë të shtunën se çdo gjë është gati për zgjedhjet e së dielës, listat zgjedhore me emrat e votuesve janë gati dhe presim mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Ai ka thënë se zgjedhjet e rrethit të dytë në Partesh për kryetar komune do t`i  monitorojnë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës…, ndërsa vetëm Ambasda e Amerikës me 29 vëzhgues. Ndërsa në KQZ kanë thënë se janë akreduar vëzhgues ... Read more »
Category: Lajme | Views: 902 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)

Rëndohet edhe më shumë gjendja shëndetësore e 9 vjecarit të aksidentuar dje në Fushë Arrëz, Erison Perja.
Vogëlushi ka marrë plagë të renda në mushkëri cka po ndikon në rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Transportimi i tij për në Senatorium është i pamundur, prandaj pritet mbërritja e aparaturës së frymëmarrjes në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, sot do zhvillohet ceremonia motrore e tre anëtarëve të familjes Mustafa, Arben, Lavdie e Merlinda Mustafa. Kjo familje është edhe më e prekura në aksident, pasi dy anëtarë të tjerë Armando e Dona Mustafa janë shtruar në spital. Drejt Pukës janë nisur edhe 4 deputetë socialistë, të cilët do ngushëllojnë familje e viktimave.
Category: Lajme | Views: 858 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Shefi i Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda ka deklaruar mëngjesin e sotëm se dy fëmijë të plagosur në aksident, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tij, më kritike paraqitet gjendja e njërit prej fëmijëve, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri.

Në vijim të fjalës, mjeku i Spitalit Ushtarak ku janë shtruar të plagosurit e aksidentit tragjik, u ka bërë apel qytetarëve të dhurojnë gjak për t’u ardhur në ndihmë personave që janë plagosur.

Category: Lajme | Views: 960 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Qeveria ka shpallur ditë zije 18 korrikun, për shkak të aksidentit rrugor të ndodhur në Pukë, që u mori jetën 14 personave.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp.

"Qeveria ka shpallur 18 korrikun ditë zije për viktimat e aksidentit dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimin e tyre”, ka pohuar Mëhilli.

Ndërkohë, reagime kanë ardhur edhe nga radhët e LSI-së. "Jemi pranë familjeve të viktimave. Të bëhet e pamundura për të shpëtuar të plagosurit”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Luan Rama.

Category: Lajme | Views: 959 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Janë 14 personat që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave disa prej viktimave humbën jetën gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas burimeve, janë identifikuar edhe shumica e viktimave që janë: Mimoza Hasani, Arben Marku, Alma Marku, Albiona Marku, Marie Prenga, Paulin Gjoni, Fran Paloka, Gjovalin Peraj dhe Zef Gjini, që ka qenë dhe shoferi i autobusit.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hyseni Burgaj ka deklaruar se Gjini ka qenë një shofer me përvojë.

Pjesa më e madhe e viktimave, mes të cilave ka shumë fëmijë, ndodhen në qendrën shëndetësore të Gjegjanit dhe bano ... Read more »

Category: Lajme | Views: 993 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)


Identifikohen 12 prej viktimave të aksidentit të sotëm, kur një autobus udhëtarësh doli nga rruga dhe perfundoi në humnerë, pranë fshatit Domen në zonën e Fushë-Arrëzit.


Ata janë:

Arben Mustafa
Lavdie Mustafa 40 vjeç
Merlinda Mustafa 15 vjeç
Fran Paloka 22 vjeç
Gjovalin Peraj 15 vjeç
Zef Marku 40 vjeç
Arben Marku 12 vjeç
Paulin Gjoni 22 vjeç
Martina Lleshi 35 vjeç
Alma Marku 38 vjeç
Mimoza Hasani 11 vjeç
Prend Dyzeni 30 vjeç
Marie Gjoni 40 vjeç
Albiona Marku 8 vjeç


Në vendin e aksidentit është krijuar një shtab emergjence. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./top-channel/prishtinaWEB/
Category: Lajme | Views: 831 | Added by: bannqe | Date: 2010-07-18 | Comments (0)